Kryetari Shaqir Totaj priti sot në takim shefin e zyrës së UNMIK-ut në Pejë dhe Prizren, Lino Sciarra, së bashku me bashkëpunëtorët e tij Ajshe Çelaj dhe Abedin Lataj, ku rikonfirmuan bashkëpunimin e ndërsjellë e gatishmërinë për ta thelluar atë edhe më tej, në funksion të forcimit të mbështetjes së proceseve me interes për qytetarët.