Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë së Arsimit, e udhëhequr nga znj. Luljeta Veseli Gutaj, ka mbajtur sot konferencën përmbyllëse të projektit “Avancimi i cilësisë në Komunën e Prizrenit” 📚, ku u prezantua raporti nga vlerësimi rapid i shkollave 📊.
Ky projekt synon të forcojë kërkimin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies në institucionet arsimore ✅, duke nxjerrë përfundime të bazuara në të dhëna shkencore 🔍 dhe duke e përafruar arsimin me nevojat dhe sfidat e shekullit XXI.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të shkollave, ekspertë të arsimit dhe zyrtarë komunalë, të cilët diskutuan hapat e ardhshëm drejt një sistemi arsimor më cilësor dhe gjithëpërfshirës.