Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit, është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë për Projekt-Rregullores për Varrim dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të Reja të Prizrenit në Landovicë.
Projekt rregullorja është në konsultim publik nga data: 05.05.2025 deri me datën: 20.05.2025, ndërsa komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 20.05.2025 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .
Për më shumë detaje për rregulloren, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme: https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konsultime-publike/rregulloret-ne-konsultim-publik/ .