Sot, u mbajt Panairi Tradicional i Prizrenit 2025 – ngjarje që bashkon prodhues vendorë, artizanë dhe biznese lokale, të cilat prezantuan produktet e tyre, si dhe promovon trashëgiminë, turizmin dhe ekonominë lokale.
“Do të vazhdohet të krijohen mundësi të reja për artizanët, bizneset dhe prodhuesit tanë vendorë, sepse ekonomia lokale është shtylla e zhvillimit të qëndrueshëm.” – u shpreh Kryetari Shaqir Totaj.
Panairi do të vazhdojë gjatë pasdites me atmosferë festive, muzikë dhe aktivitete për vizitorët, duke e shndërruar qendrën e Prizrenit në një hapësirë plot gjallëri e kreativitet.