Më 13–14 nëntor u mbajt punëtori dyditore në kuadër të projektit “Autoritete lokale më të forta përmes rritjes së kapaciteteve të asambleisteve dhe zyrtareve komunale në Prizren dhe komunat përreth”, organizuar nga Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me AZHR-Jug dhe me mbështetjen e Këshillit të Evropës.
Në aktivitet morën pjesë gra asambleiste nga të gjitha subjektet politike dhe zyrtare komunale, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë në qeverisjen lokale, duke ndarë përvoja dhe praktika të mira që kontribuojnë në transparencë dhe barazi. Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të grave në politikën lokale.