Komuna e Prizrenit në kuadër të Planit Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBG) në përkrahje nga projekti Gender Equality Facility i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UN Women mbajti aktivitetin: Takim informues me nxënëset dhe nxënësit në shkolla për t’i orientuar drejt arsimit profesional dhe profesioneve që thyejnë stereotipat gjinore.
Ky aktivitet kishte për synim t’i ndihmojë të rinjtë të reflektojnë mbi aspektet e ndryshme të përzgjedhjes së karrierës, të motivohen dhe ndërgjegjësohen mbi rëndësinë e zgjedhjes së karrierës, dhe të frymëzohen për të ndjekur fusha që thyejnë stereotipat gjinore-veçanërisht vajzat në STEM.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënëset dhe nxënësit e klasave te nënta të Shkollave fillore “ Emin Duraku” dhe “Hysen Rexhepi”.