Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal u mbajt sot konsultim publik me qytetarë për Projekt-Planin Lokal të Veprimit për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Prizrenit 2025-2028.
Ky dokument është në konsultim publik nga data: 18.06.2025 deri me datë: 03.07.2025, Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 03.07.2025 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: Islam.Elshani@rks-gov.net , Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net. Për më shumë detaje për rregulloren, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme: Uebfaqen zyrtare në rubrikën plane në konsultim publik: https://prizren.rks-gov.net/konsultimet-publike/?tax=planet-ne-konsultim-publik .