Në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, është mbajtur konsultim i dytë publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për kushtet kriteret procedurat e ndarjes se subvencioneve dhe granteve për Komunën e Prizrenit.
Hapja e konsultimit është bërë nga Ymer Berisha, Udhëheqës i Njësisë së Komunikimit me Publikun i cili ka thënë se në këtë konsultim publik për një dokument i cili mëtonë të rregullojë ose të mirë rregullojë subvencionet që Komuna e Prizrenit adreson në adresë të qytetarëve të saj, organizatave joqeveritare, shoqërive kulturaratistike, klubeve sportive, bujqve të sëmurave nga Drejtoria e Shëndetësisë e natyrave tjera, politika e subvencioneve ka për qëllim që ta trajtojë kërkesën e qytetarëve ose nevojat e tyre nga një vit në vitin tjetër dhe ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që të gjitha kërkesat të cilat kanë arsyeshmëri ose kanë mbulesë juridike-ligjore dhe impakt publik të bëhen politika publike të komunës së Prizrenit, gjegjësisht të kabinetit të kryetarit Totaj dokumentet me të cilat po i hartohet Komuna e Prizrenit nuk është kjo e vetmja, është dokumenti i radhës që gjatë vitit dy mijë e njëzet e katër synon që të organizojë më së miri ç’është e mundshme ndarjen e parasë publike, ndarjen e parasë së qytetarëve për qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Qytetarët e pranishëm në konsultim dhanë komentet e tyre, por që komentet do të dërgojnë edhe përmes formës elektronike, pasi që sipas tyre ka ende kohë që të dërgohen komentet dhe konformë afateve ligjore do ti dërgojmë edhe komentet.
Rregullorja do të jetë në konsultim publik deri me 15.12.2023, kurse komentet mund të dërgohen deri me 14.12.2023, të interesuarit për të dërguar komente mund të bëjnë atë duke i dërguar në këto emaila zyrtare: Halil.Lika@rks-gov.net, Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .