Nënshkruam sot Memorandum Bashkëpunimi me organizatën “Education Empowerment Initiative – EEI”, qëllimi i të cilit është zbatimi i projektit “Edukimi Medial – Ekspertiza Nordike në Arsim”, i financuar nga Këshilli i Ministrave Nordikë. Ky projekt do ta sjell ekspertizën nordike në sistemin arsimor të Kosovës me synim forcimin e edukimit medial, sigurisë digjitale dhe mendimit kritik te mësimdhënësit dhe nxënësit. Përmes këtij bashkëpunimi, Komuna e Prizrenit dhe EEI do të promovojnë qasje moderne, gjithëpërfshirëse dhe të sigurt në arsim, e cila i ndihmon mësimdhënësit dhe nxënësit të zhvillojnë aftësi për të lundruar me përgjegjësi në botën digjitale.