Me rastin e shënimit të 26-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Sinan Thaçi në Koshare dhe të Ditës së Shkollës SHFMU “Sinan Thaçi” në fshatin Zojz, sot u organizua ceremoni përkujtimore, ku mori pjesë edhe nënkryetari Kujtim Gashi, i cili shprehu nderimin dhe respektin për veprën si dhe sakrificën e dëshmorit Sinan Thaçi, një figurë e shquar e luftës për liri.
Shkolla SHFMU “Sinan Thaçi”, që mban emrin e tij, vazhdon të jetë simbol i krenarisë për banorët e Zojzit dhe burim i rëndësishëm edukimi për brezat e rinj.
Lavdi!