Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e sallës multifunksionale sportive në Prizren, objekt ky modern që do të shërbejë si hapësirë për zhvillimin e shumë disiplinave sportive, përfshirë: volejbollin, hendbollin, gjimnastikën, mundjen, boksin, pingpongun, xhudon, karatenë, peshëngritjen, etj.
Ky investim do të krijojë kushte për sportistët dhe të rinjtë e qytetit, duke ndikuar drejtpërdrejt në promovimin e një jete aktive dhe të shëndetshme.
#Prizreninëpunë#DrejtoriaeKulturësRinisëdheSportit