Zyra për Integrime Evropiane dhe gratë ndërmarrëse të Komunës së Prizrenit morën pjesë në punëtorinë “Zhvillimi i Masave Strategjike Rajonale për Ndërmarrësinë e Grave në Kosovë” e cila është në kuadër të projektit “E ARDHMJA E SAJ” – iniciativë e financuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e zbatuar nga organizata joqeveritare PREDA Plus, në partneritet me WEnterpreneur e me mbështetjen e Arbeiter Snartier Bund (ASB) Köln, që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

