Zbaton dispozitat ligjore, vendimet, normat, standardet e infrastrukturës dhe të burimeve njerëzore, të miratuara dhe lejuara nga organet drejtuese të Komunës dhe të deleguara nga pushteti qendror,
Në kuadër të sistemit të QKMF, veprojnë QMF dhe AMF, të cilat ofrojnë shërbime të kujdesit parësor shëndetësor,
QKMF dhe strukturat e tjera të sistemit të shëndetësisë parësore merren me ruajtjen, përparimin e shëndetit publik, parandalimin e sëmundjeve përmes vaksinimit, mjekimit, shërimit dhe rehabilitimit të të sëmurëve,
Edukimin shëndetësor të popullatës, imunizimin dhe vaksinimin,
Bën kontrollimin sistematik/vizita sistematike/, të nxënësve të kl.I-parë, kl. V dhe kl.IX,
Përcaktimin e diagnozës fillestare dhe kujdesin elementar shëndetësor, përfshirë edhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike,
Promovimin e shëndetit oral dhe kujdesit themelor stomatologjik,
Zbulimin e hershëm të sëmundjeve ngjitëse,
Kryerjen e shërbimeve specialistike dhe diagnostike, analizave laboratorike dhe rëntgenologjike në kujdesin parësor shëndetësor,
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, udhëhiqet nga Drejtori/Menaxheri/ i QKMF-së;
Për kryerjen e punëve, drejtori i QKMF-së i raporton drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi.