Ftohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për organizimin dhe menaxhimin e Festivalit të këngës së vjetër qytetare “ZAMBAKU I PRIZRENIT-2011”
Të interesuarit duhet të prezantojnë:
Certifikatën e regjistrimit të OJQ ose të biznesit,
Projektin ideor për realizimin teknik dhe artistik të Festivalit
– Përparësi do të kenë ata që prezantojnë referenca për përvojën e organizimit “live” të manifestimeve të këtilla.
– Me kontratë të veçantë do të saktësohen obligimet kontraktuale në mes të Komunës së Prizrenit dhe fituesit të konkursit për organizim dhe menaxhim të Festivalit të sivjetshëm.
Kërkesa me shkrim së bashku me dokumentet e sipërshënuara duhet të dërgohen përmes sportelit nr. 16 të KK (me shenjën “ZAMBAKU – 2011”- organizimi dhe menaxhimi), për Drejtorinë e KRS, në afat prej 15 ditësh, nga data e shpalljes së konkursit.
Komisioni për konkurs