Kryetari Shaqir Totaj mirëpriti sot Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin zhvilluan takim miqësor dhe konstruktiv.
Me këtë rast diskutuan për marrëdhëniet shumë të mira ndërshtetërore dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Gjermanisë dhe Komunës së Prizrenit në të ardhmen.
Në veçanti, u ndalën te mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe tërheqjen e investitorëve potencialë si dhe trajtuan tema të rëndësishme si arsimi, shëndetësia, turizmi dhe kultura.