“Duke mbështetur studentët, investojmë në të ardhmen!” – Kryetari Totaj.
Sot, në mënyrë simbolike, Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi kontratat për shfrytëzimin e bursave me disa nga 250 studentët përfitues për vitin akademik 2025/2026, të cilët do të përfitojnë nga 700 euro për mbështetjen e tyre gjatë rrugëtimit akademik.
“Besoj fuqishëm se investimi më i vlefshëm është ai në arsim dhe në rininë tonë. Përmes këtyre bursave, po krijojmë më shumë mundësi që studentët tanë ta zhvillojnë potencialin dhe ta ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Urime të gjithëve dhe shumë suksese në rrugëtimin tuaj të mëtejshëm!” – u shpreh Kryetari Totaj.