Është asfaltuar rruga “Qenë Qenaj” në Prizren, në gjatësi prej 360 metrash, me ç’rast Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ndoqi nga afër procesin në terren.
Gjatë punimeve janë larguar kubëzat e dëmtuara, ndërsa rruga është shtruar me dy shtresa asfalti, në përputhje me standardet e kërkuara.