Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në prezantimin e raportit tematik të OSBE-së “Bashkëpunimi ndërkomunal në Kosovë: Mësimet e nxjerra dhe mundësitë e ardhshme”, të mbajtur në Prizren.
Diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komunave, sfidat në zbatimin e tij dhe mundësitë që ofron ky mekanizëm për përmirësimin e shërbimeve publike, rritjen e efikasitetit dhe zhvillimin e qeverisjes lokale.
“Bashkëpunimi ndërkomunal është mundësi e rëndësishme për t’i bashkuar kapacitetet dhe përvojat, në funksion të zgjidhjeve më të mira për qytetarët. Falënderoj Misionin e OSBE-së në Kosovë për organizimin dhe kontributin në avancimin e qeverisjes lokale” – u shpreh Kryetari Totaj.





