Autostrada Biennale është ftuar të marrë pjesë në History Lab Europe, në kuadër të House of European History, iniciativë e Parlamentit Evropian, që bashkon organizata kulturore dhe komunitete nga e gjithë Evropa për të eksploruar mënyra të reja të mbledhjes, interpretimit dhe prezantimit të historisë evropiane.
“Krenar që, në partneritet me “Autostrada Biennale”, po kontribuojmë që historia, kultura dhe transformimi i Prizrenit të prezantohen në një nga institucionet e rëndësishme evropiane në Bruksel” – u shpreh Kryetari Shaqir Totaj.
Përmes projektit “The Life of a Place” (Jeta e një vendi), rrëfimi i transformimit të ish-hangarëve ushtarakë në Prizren, sot hapësirë për art, edukim dhe komunitet, do të ndahet me publikun evropian gjatë vitit 2027.
“Ky është sukses dhe dëshmi se kultura, trashëgimia dhe puna e përbashkët mund ta vendosin Prizrenin në qendër të vëmendjes evropiane” – theksoi Kryetari Totaj.