Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Prizren.
Ky festival unik do të mbledhë kampistë dhe adhurues të natyrës nga vendet e rajonit dhe Evropa, duke e shndërruar Prizrenin në një qendër të aventurës, rekreacionit dhe shkëmbimit kulturor.
Me një program të pasur me aktivitete rekreative, argëtuese, muzikë dhe atmosferë të veçantë, ky festival synon ta promovojë Prizrenin si destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor, natyror dhe aventurier.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij udhëtimi të ri turistik dhe ta përjetoni magjinë e kampingut në zemër të Prizrenit!