Në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, AZHR Jug për herë të katërt radhazi po e menaxhon skemën e granteve për fuqizimin e ndërmarrësisë dhe zhvillimin ekonomik lokal. Në kuadër të skemës “Mbështetja e ndërmarrjeve ekzistuese dhe Start-Up në Komunën e Prizrenit 2025”, përfitues u shpallën 22 aplikantë në dy lote, me përfshirje të lartë të grave ndërmarrëse. Kjo skemë mbetet një mbështetje konkrete për zhvillimin e bizneseve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e ndërmarrësisë në Komunën tonë.