Prizreni po përgatitet për një hapësirë të re të dijes dhe kulturës!
Biblioteka Ndërkomunale po hyn në fazën përfundimtare të punimeve, duke sjellë më pranë qytetarëve një hapësirë moderne për lexim, studim dhe zhvillim intelektual.
Drejtoresha e DKRS-së, Ajlin Shishko-Hajdari, vizitoi vend punishten për ta parë nga afër procesin e realizimit të punimeve.
Investimi në dije është investim në të ardhmen. Po ndërtojmë kushte më të mira për lexuesit e sotëm dhe mundësi të reja për brezat që vijnë.