Gjatë vizitës në fshatin Smaq, Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, vizitoi fermerin Vilson Bisaku, i cili përmes përkrahjes së DBZHR-së ka realizuar mbjelljen e mbi 350 fidanëve të arrës në një sipërfaqe prej 1.3 hektarësh. Ky investim është pjesë e programit të subvencionimit dhe mbështetjes për fermerët, me qëllim zhvillimin e pemëtarisë dhe rritjen e prodhimit vendor në Komunën e Prizrenit.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të qëndrojë pranë fermerëve, duke mbështetur iniciativa që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rural.