Po i afrohen përfundimit punimet në SHFMU “Nazim Buduri” në Hoçë të Qytetit, me qëllim krijimin e kushteve më të mira dhe më të sigurta për nxënësit dhe arsimtarët.
Në kuadër të projektit është realizuar izolimi i themeleve dhe drenazhimi, janë vendosur dyer e dritare të reja, është izoluar kulmi dhe është ndërruar ndriçimi i brendshëm, ndërsa aktualisht po përfundon edhe fasadimi i objektit. Po vazhdojmë të investojmë në shkollat tona, sepse një arsimim më i mirë nis nga ambiente më të mira!
