Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Adem Morina, ka qëndruar në Itali, në vendbanimet arbëreshe të Kalabrisë, në kuadër të një vizite me fokus zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, kulturës dhe marrëdhënieve me komunitetin arbëresh të Italisë.
Kjo vizitë është organizuar në kuadër të aktiviteteve të Unionit të Bashkive Shqiptare dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve ndërmjet komunave shqiptare dhe vendbanimeve arbëreshe, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim dhe promovim të përbashkët.
Prizreni, si një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike të Kosovës, ka shprehur gatishmërinë për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me vëllezërit arbëreshë në Itali, veçanërisht në promovimin e trashëgimisë kulturore, turizmit dhe produkteve lokale.