Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, së bashku me stafin e tij, përcollën sot nga afër ecurinë e punimeve në ndërtimin e rreth rrotullimit të ri në rrugën e Nashecit, me ç’rast po zgjerohet edhe rruga e po ndërtohet një ishull trekëndësh, projekt që do t’i evitojë kolonat në këtë zonë dhe do ta lehtësojë qasjen në trafik sidomos të banorëve të lagjes “Jeta e Re” dhe të fshatit Nashec.
Komuna e Prizrenit mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.



