Drejtoria e Inspektorateve ka realizuar aksion për lirimin e hapësirave publike nga mallrat e ekspozuara dhe pengesat e vendosura pa leje në rrugë dhe trotuare të qytetit.
Ky aksion synon të garantojë qarkullim të lirë dhe të sigurt për këmbësorët, si dhe ta ruajë rendin dhe hapësirat e përbashkëta të qytetit.
Aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të respektimit të hapësirave publike dhe krijimit të një mjedisi më të rregullt për të gjithë qytetarët.





















