Në kuadër të kontratës për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar KRM “Ekoregjioni” për realizimin e aktiviteteve që përfshijnë pastrimin, kositjen e barit dhe largimin e mbeturinave në brezin e gjelbër përgjatë rrugës së re transitore. Drejtori i DSHP-së, Islam Ukimeri, vizitoi sot vend punishtet me ç’rast njoftoi se këto aksione do të zgjerohen edhe në hapësira të tjera publike të qytetit. #Prizreninëpunë