Në kuadër të aktiviteteve për kremtimin e festave të qershorit në Prizren, dje u mbajt turneu ndërkombëtar i futbollit të veteranëve, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Kosova, Turqia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila ngjarje bashkoi veteranë e dashamirë të futbollit, për t’i promovuar vlerat e miqësisë, respektit dhe bashkëpunimit, si dhe për t’i dhënë dimension të veçantë festimeve të këtyre datave të rëndësishme për qytetin e Prizrenit.