Po vazhdojnë me dinamikë të shtuar projektet infrastrukturore në Prizren dhe fshatrat e tij.
Filloi sot asfaltimi i rrugës “Besim Telaku” në lagjen Ortakoll, me ç’rast po përfundon restaurimi i saj me infrastrukturë moderne (kanalizim, ujësjellës dhe ndriçim).
“Kjo rrugë, që po përfundon para afatit të caktuar, si një prej damarëve kryesor rrugorë që lidh disa lagje të qytetit, do ta shkarkoj trafikun e Prizrenit dhe do ta lehtësoj lëvizjen e automjeteve e të këmbësorëve” – theksoi Kryetari Shaqir Totaj.