Të nderuar qytetarë,
Komuna e Prizrenit dhe organizata PREDA Plus, në kuadër të projektit “Empowered – Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara, bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi ne Ballkanin Perëndimor” ju ftojnë në konsultim publik me temën “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara (PAK) në komunën tonë”. Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zhvilluar politika lokale gjithëpërfshirëse dhe projekte konkrete që adresojnë nevojat reale të PAK-ut dhe familjeve të tyre.
Pas takimit të parë të grupit punues me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ofrues të shërbimeve, ftohen qytetarët, prindërit e kujdestarët e PAK-ut, asistentët personalë, edukatorët, stafin komunal dhe të gjithë të interesuarit që të bashkohen në diskutim për t’i ndarë mendimet e tyre.
Data: 16.06.2025
Ora: 10:00 – 11:30
Vendi: Salla e Mbledhjeve të Kuvendit (Shtëpia e Bardhë)