Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e sallës së re të edukatës fizike në SHMU “Gani Saramati” në Prizren, e cila është ndërtuar me mjetet e përfituara përmes Grantit të Performancës, bazuar në performancën e Komunës së Prizrenit për vitin 2023, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka siguruar pajisjet e nevojshme për zhvillimin e edukatës fizike dhe aktiviteteve sportive.
Me këtë investim, nxënësit e SHMU “Gani Saramati” së shpejti do ta gëzojnë e shfrytëzojnë këtë hapësirë moderne dhe të përshtatshme për sport, aktivitet fizik dhe zhvillim të shëndetshëm.