Mbrëmë filloi edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Skena të Hapura “PrizrenFest”, një ngjarje kulturore që për shtatë ditë me radhë e kthen qytetin në qendër të rëndësishme të artit skenik.
Me program të pasur artistik, festivali do të prezantojë shfaqje teatrore në disa prej lokacioneve më karakteristike të Prizrenit, duke ndërthurur vlerat e trashëgimisë kulturore me krijimtarinë bashkëkohore dhe duke i ofruar publikut përjetim të veçantë.
Të gjithë qytetarët dhe mysafirët ftohen të bëhen pjesë e këtij festivali dhe të shijojnë atmosferën unike që sjell arti në zemër të Prizrenit.