Hapet thirrja për regjistrim në programin Data Science for Business Leaders!
Një trajnim i avancuar dhe praktik i krijuar posaçërisht për menaxherë, pronarë biznesesh dhe profesionistë që dëshirojnë të përdorin të dhënat për vendimmarrje më të zgjuar dhe zhvillim të biznesit.
Programi është i licencuar nga CNM Ingenuity në SHBA.
Mësoni si të:
– interpretoni dhe përdorni të dhënat në biznes
– optimizoni proceset dhe performancën
– zhvilloni një kulturë të bazuar në të dhëna
– merrni vendime strategjike me më shumë siguri
Me mbështetjen e Komunës së Prizrenit dhe Swisscontact përmes projektit Matching Skills to Jobs (MSJ), 30 bizneset e para të regjistruara nga Komuna e Prizrenit përfitojnë 50% zbritje nga kosto e trajnimit.
Lexo më shumë: https://makerspaceprizren.com/data-science-programs
Regjistrohu tani: https://forms.gle/h4Qsvvj5yGUrSeTK9