Në kuadër të aktiviteteve të “Prizreni – Qyteti Evropian i Sportit 2026”, në Malet e Sharrit u mbajt sot edicioni i pestë i High Scardus Ultra, një ngjarje ndërkombëtare e vrapimit malor që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes sportit, natyrës dhe aventurës.
Gara, e organizuar nga Butterfly Outdoor Adventure (BOA) dhe Sharr Outdoors, këtë vit mblodhi mbi 180 vrapues nga më shumë se 15 shtete. Pjesë e saj ishte edhe gara 10K Bear Trail, e zhvilluar në Prizren.
Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për fituesit e 10K Bear Trail. “Është privilegj që si Komunë e Prizrenit të përkrahim aktivitete që promovojnë sportin, natyrën dhe potencialet turistike të qytetit tonë” – u shpreh Kryetari Totaj.
Fituesit e 10K Bear Trail:
Femra:
Qendresa Ramadani
– 56:16 |
Cornelia Lauschmann – 1:06:12 |
Lirika Deva
– 1:07:13 |
Vesa Paca
– 1:09:28 |
Lida Hoxha
– 1:09:42
Meshkuj:
Azem Osmani
– 51:02 |
Klodi Lushi
– 51:25 |
Niazi Istogu
– 51:25 |
Rune Grofer
– 52:18 |
Fuad Bajrami
– 52:49
“Urime Uta Ibrahimit dhe të gjithë pjesëmarrësve e organizatorëve për një tjetër edicion të suksesshëm!” – uroi Kryetari Totaj.