Në nderim dhe përkujtim të Epopesë së Vrrinit, betejës së lavdishme të zhvilluar më 1, 2, 3 dhe 4 shtator 1998 në rajonin e Vrrinit të Prizrenit, Nënkryetari Kujtim Gashi, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Simir Krasniqi, përfaqësues të OVL të UÇK-së në Prizren, familje të dëshmorëve dhe qytetarë, bënë homazhe në disa prej vendeve të kujtesës.
Homazhet u zhvilluan pranë shtatores së Heroit Agim Shala, lapidarëve në Hoçë të Qytetit, Jeshkovë dhe Malësi të Vrrinit, pranë Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve në Jeshkovë si dhe te Kalaja e UÇK-së në Leskovec.
Epopeja e Vrrinit mbetet dëshmi e fuqishme e sakrificës, qëndresës dhe heroizmit të luftëtarëve të UÇK-së si dhe pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kombëtare.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!