Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorit Sinan Thaçi në Koshare dhe shënimit të ditës së shkollës SHFMU “Sinan Thaçi”, sot në sheshin që mban emrin e tij në Zojz u bënë homazhe, të cilat u shoqëruan me program kulturo-artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës.
Në këtë përvjetor u nderua jeta dhe vepra e tij si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe sakrifica e tij do të mbetet e paharruar në kujtesën tonë kolektive.
Lavdi!