Komuna e Prizrenit ka shpërndarë shumë materiale informative të pregaditura enkas për Panair, të punuara për prezantimin e shumë drejtorive komunale si ato të: administratës , shërbimeve publike, emergjencës, shëndetësisë, turizmit, financave, kulturës dhe sportit si dhe të drejtorisë së urbanizmit.
Stadi i Komunës së Prizrenit në sfond ka patur të proklamuara posterë me dimensione 100 cm X 70 cm me imazhe nga projektet e shumta të realizuara nga buxheti i komunës së Prizrenit si dhe posterë nga aktiviteti i realizuar nga fondet e Komisionit Evropian.
Kureshtja e vizitorëve ishte e përqendruar tek fotografit me imazhe nga:
– Logo e Komunës së Prizrenit,
– Posteri me të dhënat e komunës, web faqja, adresa e drejtorisë së Turizmit dhe zhvillimit Ekonomik dhe adresa e web faqes vizuale, “Prizreni 360 shkallë”,
– Posteri me imazhe nga shtëpia e vjetër dhe pamjet e fundit nga punimet në Shtëpinë e Musa Sheh Zades,
– punimet me fotografi nga e kaluara e rrugës së Farkëtarëve dhe pamje nga gjendja reale e sodit,
– posteri me pamje nga hapja e Qendrës për shërbime të qytetarëve,
– posteri nga Kompleksi “Europa” për Zhvillim dhe Kulturë me pamje nga aktiviteti i kinemasë, Doku fest, të rinjtë etj.
– posteri nga hapja e Asociacionit Turistik për Rajonin Jugor të Kosovës, hapja solemne,
– posteri me imazhe nga restaurimi i Xhamisë “ Sinan pasha”,
– Posteri me imazhe “Kamerat e Sigurisë”,
– Posteri me pamje nga objekti i “Beledies”,
– Posteri me imazhe nga Info qendra turistike.
Standi i Komunës së Prizrenit ka qenë i vizituar nga Presidentja Atifete Jahjaga, Ministri Petroviq, ambasadori i Britanisë së madhe, z. Jan Cliff, nga Kryetarët e komunave të Kamenicës, Pejës, Junikut, Mitrovicës, dhe nga shumë përfaqësues të organizatave të huaja si dhe nga qytetarë të shumtë të Prishtinës.
Të gjithë mysafirët janë pritur dhe përshëndetur nga drejtori i Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, z. Samir Hoxha.

