Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, së bashku me bashkëpunëtorët, inspektoi nga afër punimet në rrugën “Tefik Çanga” (420 metra), për ta përcjellë dinamikën dhe cilësinë e realizimit.
Investimi po bëhet në kuadër të kontratës për ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit, me synim krijimin e një infrastrukture më cilësore dhe kushteve më të sigurta për qarkullim.
Punë konkrete në terren, rrugë më të mira dhe më shumë siguri për qytetarët!