Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, së bashku me stafin e tij, mbikëqyrën sot fazën përfundimtare të punimeve në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në lagjen Dardania.
Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, duke rritur sigurinë në trafik dhe duke krijuar kushte më të mira për lëvizje.