Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, së bashku me stafin e tij, po përcjell nga afër punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit të ri në lagjen Dardania.
Ky projekt po realizohet me qëllim të përmirësimit të qarkullimit dhe krijimit të lëvizjes më të shpejtë dhe më të sigurt për qytetarët.