Pas shqyrtimit të rendit të ditës nga KPF-ja, për mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 30 prill 2026 (e enjte), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”, rekomandoi këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së rregullt të datës 26 shkurt vazhduar më 27 shkurt 2026 dhe mbledhjes solemne të datës 05 mars 2026;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve të tejkaluara dhe të pashpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2025 në vitin 2026;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për subvencionimin e transportit urban;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr.001-011-25151 të datës 26.02.2026 për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026, sipas kërkesës së MAPL-së;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës (DKA);
8. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-planit të veprimit për transparencë 2026-2030, sipas kërkesës së MAPL-së;
9. Raporti financiar për periudhën janar-mars 2026;
Anëtarët e Kuvendit rekomanduan edhe dy pika për rendin e ditës në seancën e radhës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve të ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Prizren, sipas kërkesës së ME-së;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve të ndërmarrjes publike lokale KRM “Eko Regjioni” Sh.A. Prizren, sipas kërkesës së ME-së;