3 klasa të reja për moshat 0-3 vjeç në çerdhet publike
Në kuadër të marrëveshjes me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) për projektin “Forcimi i bazave të kapitalit njerëzor përmes zgjerimit të qasjes në shërbime cilësore të edukimit në fëmijërinë e hershme në Komunën e Prizrenit”, është ndërmarrë hap i rëndësishëm për investim strategjik që do t’i sjellë komunës përfitime konkrete.
Hapet hapësirë dhe kapacitete të zgjeruara përmes 3 klasave të reja në 3 institucione publike për fëmijët e regjistruar të moshës 0–3 vjeç në edukimin në fëmijërinë e hershme (EFH). Sigurohet përfshirja e 100% të profesionistëve të EFH-së dhe e menaxhmentit të institucioneve publike e private, përmes forcimit të kompetencave pedagogjike dhe sistemeve të sigurimit të cilësisë. Përmirësohen shërbimet për mbi 900 fëmijë të moshës 0–6 vjeç që ndjekin edukimin në fëmijërinë e hershme në Komunën e Prizrenit.
Ky hap dëshmon përkushtimin institucional për t’u ofruar fëmijëve dhe prindërve kushte sa më standarde dhe mbështetje që në hapat e parë të jetës.
































