Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me KOMEK’u dhe Komunën e Konjës së Turqisë, hap Kurse Profesionale për Aftësim në Prizren.
Përmes këtyre kurseve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi praktike dhe kreative në këto fusha:
Dizajn për Veshje (Modë)
Mefrushat
Gdhendje në Dru
Reliev në Letër
Dizajnimi i Bizhuterive
Qëndisje në Fjongo
Regjistrimi: 05–16 tetor 2026
Regjistrimi bëhet në zyrat e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, Komuna e Prizrenit.
Këto kurse synojnë zhvillimin e aftësive profesionale, fuqizimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për punësim dhe vetëpunësim, duke u ofruar qytetarëve mundësi për të fituar njohuri të reja dhe për ta zhvilluar talentin e tyre.