Për nder të 27-vjetorit të njërës prej betejave më heroike të UÇK-së – Beteja e Kabashit, sot zyrtarë të ekzekutivit, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, qytetarë, aktivistë kombëtarë dhe ish-luftëtarë, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, te Lapidari i Dëshmorëve në Korishë si dhe te shtatorja e Sali Shabanit në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve dhe Martirëve në Korishë.
Me këtë rast, u përkujtua me nderim të thellë vlera dhe kontributi i 6 dëshmorëve dhe i të gjithë të rënëve të kësaj zone në luftën për çlirim dhe liri.
Lavdi e përjetshme!