Me mbjelljen e fidanëve në parkun e ri që po rregullohet në lagjen “Dardania”, Komuna e Prizrenit shënoi dje Ditën Ndërkombëtare të Tokës, duke dëshmuar përkushtimin për mbrojtjen e mjedisit.
Aktiviteti u zhvillua në rrugën “Rrustë Kabashi”, ku në hapësirat e reja gjelbëruese u mbollën dhjetëra fidane, me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat “Nazim Kokollari” e “Ma’arif”, si dhe fëmijëve nga kopshti parashkollor “Nëna Kabrini”.
Parku i ri modern në këtë zonë do të shërbejë për rekreacion dhe pushim, ndërsa iniciativa të tilla synojnë të rrisin sipërfaqet e gjelbra në gjithë territorin e Komunës sonë.