Komuna e Prizrenit dhe PREDA Plus, në kuadër të projektit “EMPOWERED – Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara, Bashkëpunimi Rajonal dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, mbajtën sot Konsultim Publik, me ç’rast u diskutuan nevojat dhe prioritetet kryesore të këtij komuniteti si dhe u prezantuan ide për projekte konkrete që synojnë përmirësimin e shërbimeve e infrastrukturës, me synim hartimin e politikave gjithëpërfshirëse që adresojnë kërkesat reale të tyre e familjeve.