Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi.
Pas shqyrtimit të rendit të ditës nga KPF-ja, për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila mbahet sot, më 28 shtator 2026, në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”, rekomandoi këtë rend dite, me pikën:
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2027 si dhe parashikimet për vitet 2028-2029