Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi.
Pas shqyrtimit të rendit të ditës nga KPF-ja, për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, rekomandoi këtë rend dite, me pikën:
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për transferimin dhe ndryshimin e ndarjeve buxhetore në kategorinë ekonomike paga dhe shtesa për vitin fiskal 2026.




