Në emër të Komunës së Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj i dhuroi sot Spitalit Rajonal të Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” aparatin mjekësor “Ergometri”, me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimit të diagnostikimit e trajtimit të pacientëve. “Investimet në shëndetësi mbeten prioritet i yni, në funksion të kujdesit më cilësor dhe shërbimeve më të mira për qytetarët e rajonit tonë” – theksoi Kryetari Totaj